Superylli brazilian, Neymar, është tejet në disponim në duelin ndaj ekipit serb, Crzvena Zvezda.
Neymar ishte ai që zhbllokoi rezultatin pas 20 minutash lojë.
Ai realizoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë, duke lënë pa gjasa portierin serb.
Forma e mirë e tij vazhdoi kur vetëm dy minuta më vonë realizoi për 2-0 pas një aksioni të shkëlqyer me Mbappen.
Duket se kjo do të jetë një fitore rutinë e PSG-së ndaj Crzvena Zvezdës. /Telegrafi/
Pinpoint Neymar pic.twitter.com/NgO5AX91sa
— Hish H (@Hjsh4m) October 3, 2018