Brazili ka siguruar vendin e tyre në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, ndërsa Paris Saint-Germain kryeson grupin e Ligës së Kampionëve dhe Neymar ka ndarë ambicien e tij për të fituar dy trofe.
Të dyja skuadrat janë konsideruar si favoritët për të fituar trofetë dhe ish-sulmuesi i Barcelonës këmbënguli se ai do të përpiqet të fitojë të dy trofetë.
“Unë dua të fitoj Ligën e Kampionëve me PSG-në dhe pastaj Kupën e Botës”, ka thënë fillimisht Neymar në intervistën e tij për revistën Man About Town.
“Këto janë ëndrrat e mia më të mëdha në këtë moment dhe pastaj kush e di, ndoshta do të martohem”.
Në sezonin e tij të parë, Neymari ka arritur të shënojë 11 gola në 13 ndeshje për ekipin e Parisit.
Braziliani gjithashtu pretendon se ai është i lumtur me qëndrimin i tij në kryeqytetin francez deri më tani .
“Parisi është një qytet i bukur dhe jam pranuar shumë mirë nga francezët, klubi dhe mbështesin”.
“Unë jam i lumtur këtu”, përfundoi sulmuesi brazilian i PSG-së. /Telegrafi/