Neymar Jr është i lumtur te Paris Saint Germain dhe madje duket se do të rinovoj kontratën e tij me kampionët e Francës.
Në një intervistë ylli brazilian zbuloi se do të donte të luante edhe njëherë në finalen e Ligës së Kampionëve me PSG-në.
“Unë motivohem nga fitoret që kam arritur në karrierën dhe jetën time”.
“E di se çfarë do të thotë të fitosh Ligën e Kampionëve. Dua të luaj një tjetër finale me PSG, jam i bindur që një gjë e tillë do të ndodhë”.
Kur është pyetur për të ardhmen, braziliani ka thënë se nuk do të donte të luante në Ligën Premier.
“Nuk i shoh shumë ndeshjet në Ligën Premier, por më kanë treguar se atje luhet një futboll shumë fizik”.
“Futboll me kontakte fizike luhet edhe në Francë“, nënvizoi Neymar. /Telegrafi/