Site icon Telegrafi

Neymar dhe PSG në ‘luftë të hapur’

Neymar thuhet se është në ‘luftë të hapur’ me klubin e tij, Paris Saint-Germain.

Sulmuesi brazilian ka thënë disa herë së dëshiron largimin nga klubi parisien dhe në mendjen e tij është një rikthim te Barcelona.

Sipas gazetës Sport, kjo sagë mes Neymarit dhe klubit po vazhdon pasi sulmuesi mbetet i qartë se dëshiron të largohet nga gjigantët francezë, por tani situata është acaruar.

Lexo po ashtu PSG kërkon 300 milionë euro për Neymarin

Me brazilianin që refuzoi të takohej me drejtorin sportiv të PSG-së, Leonardo, është e qartë se shpresa për një marrëveshje që lojtari të qëndrojë në klub ka kaluar.

Neymar e ka ndarë mendjen të largohet nga PSG

Ndërsa, lojtari më i shtrenjtë në botë nuk ka asgjë për të thënë, tensionet kanë arritur kulmin e tyre midis dy palëve.

U raportua edhe për një lejim të transferimit për 300 milionë euro, por tani drejtuesit duan t’i japin edhe disa dënime lojtarit para largimit. /Telegrafi/

Exit mobile version