Telegrafi

Neymar dhe Paredes patën një situatë të tensionuar mes vete gjatë ndeshjes ndaj Man Cityt

Dyshja e Paris Saint-Germain, Neymar dhe Leandro Paredes kanë pasur një tension mes vete në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt, por e gjitha kaloi pa ndonjë ekses të madh.  

Paris Saint-Germain ishte duke udhëhequr 0-1, por City arriti të kthehet në lojë dhe të fitojë në fund 2-1.

Megjithatë, te klub parisien është vërejt edhe një atmosferë jo pozitive në një moment të caktuar në fund të pjesës së parë.

 

Akterët e kësaj përplasje verbale apo tensioni ishin sulmuesi Neymar dhe mesfushori Paredes.

Dy bashkëlojtarët kanë shkëmbyer disa gjeste dhe tensione verbale mes vete gjatë një aksioni të Cityt.

Mesfushori argjentinas u pa duke e kritikuar dhe fajësuar brazilianin për humbjen e topit në pjesë fushën e tyre dhe kjo nuk u prit aspak mirë nga Neymar.

Pas kësaj, Neymar reagoi me tension, ndërsa as Paredes nuk u pa fare i lumtur duke i kërkuar angazhim dhe seriozitet më të madh. /Telegrafi/