Site icon Telegrafi

Neymar dhe Mbappe tregojnë për kundërshtarët më të vështirë që janë përballur deri më tani

Yjet e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe dhe Neymar kanë treguar për kundërshtarët më të vështirë që janë përballur deri më tani në karrierën e tyre.

Francezi dhe braziliani janë dy lojtarët më të rëndësishëm të klubit parisien, mirëpo që ende nuk kanë arritur të triumfojnë në Evropë.

Dy sulmuesit e PSG-së kanë luajtur së bashku për disa sezone, gjersa 21-vjeçari ishte i pari që ka treguar kundërshtarin e tij më të vështirë.

Në një intervistë për Eurosport, fituesi i Kupës së Botës ka thënë se Gianluigi Buffon është kundërshtari i tij më i vështirë që është përballur deri më tani.

“Për mua është Buffoni. Derisa po luaja te Monaco, në vitin 2017 në Ligën e Kampionëve kishim përballë Juventusin, Gianluigi nuk më lejoi aspak hapësirë te porta e tij”, ka thënë më tej Mbappe.

Në anën tjetër, Neymar ka zbuluar se kundërshtari i tij më i vështirë është Sergio Ramos, kapiteni i Real Madridit.

“Lojtari më i vështirë që jam përballur? Sergio Ramos. Ai është një mbrojtës i shkëlqyer dhe për më shumë ai shënon gola. Është shumë e vështirë të luash kundër tij”, ka thënë braziliani. /Telegrafi/

Exit mobile version