Sulmuesi brazilian i Paris Saint-Germainit, Neymar do të shërbejë një ndalim prej një loje pas kartonit të tij të kuqe kundër Olympique Marseille të dielën mbrëma.
Klasikja franceze e zhvilluar të dielën ka sjell shumë emocione, gola, por edhe kacafytje mes lojtarëve të të dy skuadrave.
I tillë ishte edhe incident i lojtarit më të shtrenjtë në botë, Neymarit, i cili nuk mundi të përmbahej në një rast dhe u ndëshkua me të kuq.
Pas marrjes së kartonit të parë të kuq që kur u bashkua me ekipin e Ligue 1 nga Barcelona, Neymar do të detyrohet të mos-luaj në një ndeshje.
Sulmuesi brazilian do t’i mungojë skuadrës së trajnerit Unai Emery në një ndeshje të fortë si ajo e sotmja (e premte) ndaj Nice.
Reprezentuesi i Brazilit u ndëshkua vonë në barazimin 2-2 në “Le Classique” pas përplasjes me Lucas Ocampos, i cili e nisi këtë incident.
Two yellow cards in as many minutes – and Neymar is OFF! pic.twitter.com/fZkKDYYU2Y
— GOAL (@goal) October 22, 2017
Ky ishte kartoni i dytë i verdhë për Neymarin në tre minuta, por Edinson Cavani arriti të shënoj një supergol nga goditja e lirë në fund dhe të marr një pikë.
Neymar do të përballet me një pezullim të mëtejshëm të një ndeshje më shumë, nëse ai kryen të njëjtën vepër përpara fundit të sezonit të Ligue 1. /Telegrafi/