Site icon Telegrafi

Neymar i del në mbrojtje Paquetas pasi bashkëkombësi i tij u ndëshkua për një driblim: Është e papranueshme

Lucas Paqueta ka marrë një karton të verdhë shumë të çuditshëm në sfidën Lyon – Troyes.

Mesfushori brazilian tentoi ta dribloj në mënyrë akrobatike një mbrojtës kundërshtar dhe kjo u konsiderua si tentim turpërimi nga gjyqtarja e ndeshjes.

Paqueta tentoi një driblim në stilin ‘rainbow flick’ apo ‘stilin ylber’ duke ia kaluar topin me kokë kundërshtarit dhe për këtë u ndëshkua.

Gjyqtarja Stephanie Frappart e ndëshkoi me karton të verdhë brazilianin pasi u vlerësua si tentim për ta poshtëruar kundërshtarin.

E për këtë karton të verdhë të Paquetas, ka reaguar edhe bashkëkombësi i tij, Neymar, i cili vitin e kaluar ishte ndëshkuar për të njëjtën arsyeje.

Lexo po ashtu Paqueta mori kartonin e verdhë më të çuditshëm ndonjëherë, ndëshkohet nga gjyqtari vetëm se tentoi një driblim

“Kjo skenë është shumë e trishtueshme, të marrësh karton të verdhë për këtë gjest teknik. Mua më ndodhi e njëjta gjë sezonin e kaluar dhe tashmë i ndodh edhe Paquetàs. Sinqerisht nuk e kuptoj arsyen”,ka shkuar mes të tjerash në një storie të publikuar në profilin e tij në Instagram, Neymar.

Për këtë gjë është bërë polemikë në Francë, pasi futbollistët nuk lejohen të bëjnë driblime të tepruara ndaj kundërshtarëve. /Telegrafi/

Exit mobile version