Neymar do të humbasë kampionatin “Copa America” për shkak të një lëndimi të rëndë gjatë ditës së djeshme.
Braziliani u lëndua mbrëmë në një ndeshje miqësore kundër përzgjedhjes së Katarit.
Futbollisti braktisi fushën e blertë në të 21 minutë dhe testet mjekësore konfirmuan se ishte një këputje e ligamentit.
Ouch @neymarjr!!! pic.twitter.com/ud0eRkwqNw
— Sebastián Vargas 📻 ⚽🏈🥎🥌⛳🎤 (@sebasperiodista) June 6, 2019
Për shkak të seriozitetit të lëndimit, sulmuesi i PSG-së nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Tite. Në fund të ndeshjes, Neymar u largua nga stadiumi me ndihmën e stafit mjekësor.
Theksojmë se Brazili mundi Katarin 2-0, me gola të shënuar nga sulmuesit, Richarlison dhe Gabriel Jesus.
Ndryshe, “Copa America” është në program nga 14 qershori deri më 7 korrik në Brazil. “Kariokët” janë të vendosur në grupin A me Bolivinë, Venezuelë dhe Perun. /Telegrafi/