Sulmuesi brazilian, Neymar ka mbërritur në kryeqytetin francez, Paris.
Neymar kompletoi dje (e enjte) transferimin e tij nga Barcelona te Paris Saint-Germain.
Transferimi i tij kushtoi plot 222 milionë euro, duke u bërë kështu më i shtrenjtë ndonjëherë në histori të futbollit.
Pas prishjes së kontratës në mënyrë të njëanshme dhe pagesës së klauzolës së largimit, ylli brazilian u largua nga qyteti i Barcelonës.
Ndërsa, të enjten mbrëma, Neymar ka arritur në qytetin e Parisit, ku tifozët e PSG-së i kishin rezervuar pritje të zjarrtë, duke e cilësuar heroin e tyre të ri.
Neymar arriti në Paris së bashku me të dashurën e tij, ndërsa prezantimi pritet të bëhet sot (e premte) nga ora 12:30. /Telegrafi/