Në xhiron e fundit të Ligue, PSG fitoi 1-0 në udhëtim te Lyon dhe mbajti vendin e parë në krye të renditjes përpara Marseilles.
Golin e vetëm e shënoi Leo Messi pas një disa pasimeve të shkëlqyeshme Neymar, ku 30-vjeçari brazilian regjistroi një asistim dhe vazhdoi statistikat e tij të jashtëzakonshme.
Ai është aktualisht lojtari me më shumë kontribute për gola në të gjitha ligat e mëdha.
Most Goals + Assists in Europes top seven leagues! 👏
1⃣5⃣ – 🇧🇷 Neymar
1⃣4⃣ – 🇳🇱 Cody Gakpo
1⃣2⃣ – 🇳🇴 Erling Haaland
1⃣1⃣ – 🇦🇷 Lionel Messi
1⃣0⃣ – 🇵🇱 Robert LewandowskiQuality ⚡️ pic.twitter.com/Mm8uN5ONLg
— Stats24 (@_Stats24) September 20, 2022
Ai ka 15 kontribute të tilla, pasi ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë shtatë asistime në tetë paraqitje.
Pas tij është Erling Haaland me 12 kontribute direkte për gol. Ai shënoi 12 herë dhe asistoi një herë në Ligën Premier.
Statistikat e Neymar janë të mira edhe nëse shohim në një periudhë më të gjatë.
Kundër Lyon, ai bëri paraqitjen e tij të 100-të jubilare për PSG-në në Ligue 1, ku ka 77 gola dhe 46 asistime.
Against Lyon, Neymar played his 100th Ligue 1 match and his stats are insane! 😲📈#NEYMARJR | #LIGUE1 pic.twitter.com/8WHquhYSLA
— Oddspedia (@oddspedia) September 20, 2022
Ai ka shënuar ose asistuar në çdo ndeshje nga Superkupa, te kampionati, por edhe në Ligën e Kampionëve këtë sezon, përveç kundër Nantes, kur doli nga bankina dhe luajti vetëm 27 minuta. /Telegrafi/