Brazili ka barazuar me Kolumbinë 1-1 në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës.
Brazili e ka siguruar kualifikimin për në Kampionatin Botëror ‘Rusi 2018’, ndërsa ndeshjen ndaj Kolumbisë e ka zhvilluar për prestigj dhe për të provuar disa lojtarë.
Në këtë ndeshje ka ndodhur një gjë e veçantë.
Gjatë një aksioni ku Neymar ishte afër golit, në fushë u fut një qen.
Neymar e humbi rastin, por aksioni nuk vazhdoi edhe pse Brazili ishte në sulm.
U desh një kohë që qeni të largohet nga fusha për tu vazhduar loja. /Telegrafi/