The Guardian zgjedh çdo vit 60 talentet më të mëdha të futbollit, ku këtë vit ishin në radhë ata që kanë lindur në vitin 2007, e ku vend zuri edhe shqiptari Bleron Kurtulus.
Ai luan si si qendërmbrojtës dhe për virtytet e tij ka shkruar mediumi i njohur anglez.
Bleroni është vëllai i Edvinit që ishte kapiten i Kosovës U21 për tu larguar pastaj te Suedia.
Kurtulus është nga një familje e talentuar futbolli dhe bëri debutimin e tij në Allsvenskan në moshën 16-vjeçare kundër Hammarby, ku ishte i përfshirë vëllain e tij 24-vjeçar, Edvin.
“Të bësh debutimin kundër vëllait tënd të madh, do të thotë gjithçka për mua, ishte e tepërt. Më dolën edhe lotët”, deklaroi Kurtulusai.
Edvin që atëherë është transferuar në Ludogorets dhe ka debutuar për Kombëtaren e Suedisë, ndërsa një tjetër vëlla, Egon 20-vjeçar, është pjesë e ekipit të talenteve të Hammarby.
Bleon ishte kapiteni i ekipit të Suedisë U-17 në Euro në maj dhe ishte mbresëlënës me pasimet dhe mbrojtjen e tij.
Me Halmstad që lufton për të shmangur rënien, disa klube në Suedi po e ndjekin zhvillimin e tij, ndërsa Roma është gjithashtu e interesuar, shkruan The Guardian.
Në listë ka emra të tjerë të njohur si Lamine Yamal, Pau Cubarsi, Joan Martinez dhe Marc Bernal. /Telegrafi/