Newcastle United ka njoftuar vazhdimin e kontratës me lojtarin e tyre më të mirë dhe më të shtrenjtë, Bruno Guimaraes, i cili ka nënshkruar deri në vitin 2028.
Mesfushori 25-vjeçar brazilian është i kënaqur me marrëveshjen, e cila mund të ndërpritet vetëm nëse dikush aktivizon klauzolën e lirimit prej 100 milionë funte (115 milionë euro).
Guimaraes erdhi në Newcastle në janar 2022 nga Lyon për 42 milionë euro.
VAMOS! 🇧🇷🤙
We are delighted to announce that Bruno Guimarães has signed a new five-year contract!#BRUNO2028
— Newcastle United FC (@NUFC) October 7, 2023
“Jam i kënaqur! Tifozët më pranuan që nga dita e parë dhe më treguan se sa shumë më duan. Jam shumë i lumtur këtu”, ka thënë Guimaraes.
Mesfushori ka bërë 14 paraqitje për kombëtaren braziliane që nga momenti që ka mbërritur në Evropë në vitin 2020.
We love you, @brunoog97 🫶#BRUNO2028 pic.twitter.com/lIMFxNBduq
— Newcastle United FC (@NUFC) October 7, 2023
Transfermarkt e ka vendosur vlerën e lojtarit në treg rreth 70 milionë euro, aq sa sulmuesi suedez Alexander Isak, që i bën ata lojtarët më të vlefshëm të klubit. /Telegrafi/