Site icon Telegrafi

Newcastle synon revolucionin ta vazhdojë me Jose Mourinhon

Newcastle United është duke tentuar që të marrë Jose Mourinhon si trajnerin e tyre të ri për edicionin 2022/23.

Trajneri portugez është aktualisht nën kontratë me Romën deri në vitin 2024, por The Magpies po synojnë të marrin Special One në këtë verë.

Mourinho e kishte periudhën e artë me Chelsean, duke fituar Ligën Premier tre herë, derisa me Manchester Unitedin kishte fituar Ligën e Evropës, ndërsa te Tottenhami kishte një aventurë për t’u harruar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jose Mourinho

Por, Newcastle beson se revolucionin që e kishte bërë te The Blues, mund ta bëjë edhe në skuarën e tyre, derisa për transferimet që do t’i kërkojë nuk do të ngurrojë.

Mourinho ka bërë të ditur se ai nuk do të largohet nga Roma pa fituar trofe, por që është në finale të Ligës së Konferencës.

Giallorossët do të përballen në Tiranë me Feyenoordin, e nëse e fitojnë trofeun, atëherë Newcastle mund të ketë shpresa më të mëdha për ta punësuar atë si trajnerin e tyre të ri. /Telegrafi/

Exit mobile version