Site icon Telegrafi

Newcastle synon edhe pesë transferime në këtë afat të janarit

Newcastle United e di se duhet të përforcohet edhe më shumë për t’i shpëtuar rënies në Championship.

The Magpies transferuar Kerian Trippierin nga Atletico Madridi para pak ditësh për 15 milionë euro, por që synojnë edhe disa prurje të reja.

Sipas asaj që raporton The Athletic, trajneri Eddie Howe ka kërkuar edhe pesë transferime të tjera për të synuar largimin nga ajo zonë.

Lexo po ashtu U eliminua në mënyrë të turpshme nga FA Cup - por çfarë u thanë lojtarëve, pronarët e Newcastle United

Mediumi bën të ditur se ai ka kërkuar dy sulmues, një mbrojtës të majtë dhe dy qendërmbrojtës për të mbyllur kështu afatin e janarit.

Newcastle është aktualisht në vendin e parafundit me 11 pikë, dy më pak se Watfordi që është në zonën e gjelbër.

Andaj, me këto gjashtë transferime në janar, skuadra do të shpresonte që të kompletonte qëndrimin në ligë dhe në verë të synon transferime gjigante, por edhe disa largime. /Telegrafi/

Exit mobile version