Site icon Telegrafi

Newcastle regjistron fitoren më të thellë deri më tani në këtë sezon të Ligës Premier

Newcastle United e ka mposhtur 8-0 Sheffield United në kuadër të javës së gjashtë në Ligën Premier.

Kur po kalonin 21 minuta lojë, Sean Longstaff i kaloi Magpies në epërsi me një asistim të Antony Gordon.

Kaluan vetëm dhjetën minuta nga goli i parë dhe mysafirët shënuan edhe të dytin, tani përmes Dean Burn, me asistimin e Kieran Tripper.

Trippier asistoi edhe te goli i mbrojtësit Steven Botman, që realizoi për 3-0 në minutën e 35-të.

Në pjesën e dytë, Newcastle ishte edhe më i pamëshirshëm, duke shënuar pesë gola të tjerë.

Callum Wilson realizoi për 4-0 në minutën e 56-të, ndërsa Trippier kompletoi het-trikun e asistimeve.

Gordon (61’) u fut në listën e realizatorëve, kur shënoi për 5-0 me asistim e Anderson.

Për 6-0 u përkujdes Miguel Almiron, që u asistua nga Buno Guimaraes në minutën e 68-të.

Guimaraes më pas ndryshoi rol, nga asistues në golashënues, pasi realizoi në minutën e 73-të për 7-0.

Për t’i dhënë goditjen e fundit Sheffieldit u përkujdes Alexander Isak, që realizoi për 8-0 në minutën e 87-të. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version