Regjimi saudit i Newcastle United e ka angazhuar trajnerin e parë në krye të skuadrës dhe ai është Eddie Howe, i cili ka nënshkruar kontratë prej dy vitesh e gjysmë në St James’ Park.
43-vjeçari ka qenë i papunë prej se u largua nga Bournemouthi kur ra nga Liga Premier dy sezone më parë, por pas përparimit të bisedimeve, të hënën është konfirmuar si trajner i ri.
“Është një nder i madh të bëhem kryetrajneri i një klubi në lartësinë dhe historinë e Newcastle United. Është një ditë krenarie për mua dhe familjen time”.
💪 𝘽𝙊𝙎𝙎 💪
⚫️⚪️ pic.twitter.com/dGHZqQT3hc
— Newcastle United FC (@NUFC) November 8, 2021
“Kjo është një mundësi e shkëlqyer, por ka edhe shumë punë para nesh dhe mezi pres të hyj në fushën stërvitore për të filluar punën me lojtarët”, ka thënë mes tjerash trajneri i ri.
Pronarët e Newcastle, Public Investment Fund nga Arabia Saudite, kanë një pasuri prej 700 miliardë funtesh (819 miliardë euro), ndërsa puna fillestare e Howe do të jetë të sigurojë mbijetesën, derisa investimet pritet të ndodhin që në afatin kalimtar të janarit. /Telegrafi/
🤝 𝗛𝗢𝗪𝗘-𝗔𝗬 𝗧𝗛𝗘 𝗟𝗔𝗗𝗦 🤝
We are delighted to confirm the appointment of Eddie Howe as the club’s new head coach.
Welcome to Newcastle United, Eddie! ⚫️⚪️
— Newcastle United FC (@NUFC) November 8, 2021