Site icon Telegrafi

Newcastle konfirmon datën e kthimit të Tonalit pas gati një viti pezullim shkaku i basteve

Newcastle United ka konfirmuar se italiani Sandro Tonali do të ketë të drejtë të kthehet në futbollin e ekipit të parë më 28 gusht pas një pezullimi gati një vjeçar për përfshirjen e tij në aktivitete të ndaluara të lojërave të fatit.

Vjeshtën e kaluar, Tonali rrëfeu para prokurorëve të FIGC se kishte vënë baste për ndeshje futbolli dhe për ekipet e tij ndërsa luante për Milanin dhe Brescia.

Është kundër rregullave që lojtarët e futbollit të vënë baste në çdo ngjarje sportive, por bastet në lojëra që përfshijnë ekipet e tyre priren të kërkojnë dënime shumë më të rënda.

24-vjeçari, i cili ishte transferuar në Newcastle vetëm disa muaj përpara se të konfirmohej ndalimi i tij, përfundimisht u pezullua për 10 muaj dhe gjithashtu iu dha një gjobë prej 20,000 eurosh dhe u udhëzua të merrte pjesë në një seri ngjarjesh duke paralajmëruar të tjerët për rreziqet e kumarit.

Newcastle ka konfirmuar se Tonali është në gjendje të rikthehet në ndeshjet konkurruese nga e mërkura, 28 gusht, e tutje.

 

Kjo do të thotë se tani i kanë mbetur vetëm tre ndeshje deri në përfundimin e pezullimit.

Newcastle nis sezonin e tyre në Ligën Premier të shtunën pasdite me një vizitë nga Southampton i sapo inkuadruar. Më pas ata do të udhëtojnë për t’u përballur me Bournemouth fundjavën e ardhshme, përpara se të përballen me Nottingham Forest në Kupën EFL të mërkurën pas kësaj.

Tonali më pas do të ketë të drejtë të përballet me Tottenham Hotspur në Ligë Premier më 1 shtator, ndeshjen e fundit të ligës përpara pushimit të parë ndërkombëtar të sezonit. /Telegrafi/

Exit mobile version