Newcastle United ka njoftuar se Sandro Tonali ka mbështetjen e tyre të plotë.
Ish-mesfushori i Milanit është intervistuar nga prokurorët vendas për baste të dyshuara të paligjshme.
Në një deklaratë, klubi anglez njoftoi: “Newcastle United mund të konfirmojë se Sandro Tonali është duke u hetuar nga Prokuroria Italiane dhe Federata Italiane e Futbollit (FIGC) në lidhje me aktivitetet e paligjshme të basteve”.
“Sandro është plotësisht i angazhuar për hetimin dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë me të gjitha autoritetet përkatëse”.
“Ai dhe familja e tij do të vazhdojnë të marrin mbështetjen e plotë të klubit. Për shkak të këtij procesi në vazhdim, Sandro dhe Newcastle United nuk janë në gjendje të ofrojnë komente të mëtejshme në këtë moment”, mbyllet reagimi i klubit anglez.
Tonali mund të dënohet deri në tri vite me përjashtim nga futbolli, pasi ka vënë baste edhe kur ishte pjesë e Rossonerëve. /Telegrafi/
Club statement.
— Newcastle United FC (@NUFC) October 18, 2023