Telegrafi

Newcastle kthehet zyrtarisht në Ligën Premier pas një viti në Championship (Foto)

Rafa Benitez dhe të besuarit e tij janë kthyer në Ligën premier pas fitores së sotme kundër Preston me rezultat 4-1. 

Ayoze Perez e nisi dhe e mbylli takimin me dy gola, ndërsa Christian Atsu dhe Matt Ritchie shënuan nga një herë.

Festa pas golit

Më meritori për kthimin e Newcastles është Dwight Gayle që ka shënuar 22 gola dhe që është i lënduar.

Laraskat kanë 88 pikë dhe kur kanë mbetur edhe dy xhiro kanë siguruar kthimin në Ligën Premier.

Festa e Perez

Newcaslte mbetet një nga klubet më të njohura në Angli me një tifozi të flaktë. /Telegrafi/