Rafa Benitez dhe të besuarit e tij janë kthyer në Ligën premier pas fitores së sotme kundër Preston me rezultat 4-1.
Ayoze Perez e nisi dhe e mbylli takimin me dy gola, ndërsa Christian Atsu dhe Matt Ritchie shënuan nga një herë.
Më meritori për kthimin e Newcastles është Dwight Gayle që ka shënuar 22 gola dhe që është i lënduar.
Laraskat kanë 88 pikë dhe kur kanë mbetur edhe dy xhiro kanë siguruar kthimin në Ligën Premier.
Newcaslte mbetet një nga klubet më të njohura në Angli me një tifozi të flaktë. /Telegrafi/