Site icon Telegrafi

New York Subliners shpallen kampion të Majorit të video-lojës Call of Duty Modern Warfare 2

Ekipi New York Subliners ka mposhtur Seattle Surge në finale për të fituar çmimin prej 200.000 dollarësh.

Gjithsej 12 skuadra garuan për grupin e çmimeve prej 500.000 dollarësh në Majorin e Call of Duty MW2.

Turneu u zhvillua në Qendrën e Konventave në Raleigh të Karolinës së Veriut dhe zgjati gjithsej pesë ditë.

Kampion u shpallën ekipi New York Subliners, pasi mposhtën ekipin Seattle Surge me rezultat të përgjithshëm 4-1 në finale.

Vendi i parë New York Subliners fituan çmimin prej 200.000 dollarësh, ndërsa Seattle Surge në vendin e dytë fituan 120.000 dollarë.

Vendin e tretë e zuri ekipi Atlanta FaZe, të cilët fituan 80.000 dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version