Telegrafi

Neville: Rooney po luan pak, e ardhmja te United është në dyshim

Gary Neville beson se kapitenit të Manchester United, Wayne Rooney, ora po i troket në karrierën e tij në Old Trafford, me Jose Mourinho që ka gjasa për të riparuar edhe më shumë skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm.

Ish-kapiteni i Djajve të Kuq, Gary Neville pranon se shanset e sulmuesit anglez që të mbetet në Old Trafford për sezonin e ardhshëm janë pakësuar nga dita në ditë.

Si kapiten dhe rekordmen i golave për klubin, Rooney me Unitedin është i padiskutueshëm, por e ardhmja e 31-vjeçarit duket të jetë tani larg nga skuadra e zemrës pasi po luan pak nën urdhrat e menaxherit Jose Mourinho.

Lexo po ashtu Këta janë 10-të golashënuesit më të mirë në histori të ‘Djajve të Kuq’ (Foto)

“Shpresoj se ai do të jetë aty sezonin e ardhshëm. Unë mendoj se Wayne ende ka shumë për të ofruar, por ai dëshiron të luajë më shpesh”, ka thënë Neville për OmniSport.

“Ai nuk është duke luajtur aq futboll sa ai do të donte. Duke e njohur atë, ai është lloji i futbollistit që do të donte të luante çdo minutë e çdo ditë”, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Futbollistët që kanë asistuar më shumë në Ligën Premier nga sezoni 2012/13 (Foto)

“Ka patjetër disa dyshime, por ka ende dy deri në tre muaj të mbetur në sezonin. United kanë mjaft për të luajtur për të, duke përfshirë kualifikueset për Ligën e Kampionëve”.

“Pikëpamja ime do të ishte, ndoshta mendja e tij mund të ndryshojë nga ajo që ndodh në këto muaj. Me mungesën e Ibrahimovicit kjo është një mundësi për Marcus Rashford, por edhe për Rooneyn potencialisht”, përfundoi ish-kapiteni i Djajve. /Telegrafi/