Telegrafi

Neville: Mourinho fiton gjithmonë në sezonin e tij të parë

Gary Neville ka folur rreth trajnerit të ish-skuadrës së tij, Manchester United, Jose Mourinhon.

Ish-mbrojtësi i Anglisë dhe ‘Djajve të Kuq’ ka folur rreth gjasave të ‘Special One’ për të fituar diçka këtë sezon.

Sipas Neville, Mourinho zakonisht fiton ndonjë trofe në sezonin e tij te parë më skuadrat dhe e rëndësishme është të fitoj Kupën e Ligës.

Lexo po ashtu Mourinho: Po luajmë mirë, nuk i meritojmë këto rezultate

“Jose Mourinho zakonisht fiton një trofe në sezonin e tij të parë”, ka thënë Neville.

“Kupa e Ligës është e rëndësishme, të fitosh diçka është kritike”, përfundoi ish-kapiteni i Unitedit. /Telegrafi/