Gary Neville ka folur fjalë të mira për Jack Wilshere.
Jack Wilshere u largua këtë sezon nga Arsenali me huazim te Bournemouth.
Kjo pasi trajneri Arsene Wenger nuk i kishte i kënaqur me formën e treguar nga mesfushori anglez, i cili ka vuajtur nga dëmtimet.
Megjithatë, ndihmës-trajneri i Anglisë ka arsyetuar ftesën e bërë Wilshere në Euro 2016, pasi stafi i kombëtares kishte më shumë besim në të sesa në Danny Drinkwater i Leicester Cityt.
“Ne nuk e morëm Danny Drinkwater para Jack Wilshere, sepse kemi pasur besim në aftësinë e Jack Wilshere”, ka thënë Neville. /Telegrafi/