Telegrafi

Neville kritikon tifozët për fjalët rreth kontratës së Lingard

Legjenda e Manchester United, Gary Neville, ka kritikuar ashpër ata që po vënë në pikëpyetje rinovimin multimilionësh të Jesse Lingard.

Mesfushori ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 100 mijë funtesh në javë, një vendim i Unitedit që ka ngritur shumë pikëpyetje.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Manchester United

Por, Neville ka kërkuar nga tifozët që t’i qëndrojnë prapa lojtarit.

Ai tha me anë të disa postimeve në Twitter se këtë kontratë ja ka dhënë Jose Mourinho.

Po ashtu, ai shtoi se të gjithë duhet ta përkrahin atë pasi që është një lojtar i prodhuar nga vet klubi. /Telegrafi/