Telegrafi

Neuer për fitoren me Lazion: Ky është Bayerni i vërtetë

Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, ka folur për fitoren e madhe të ekipit të tij, duke thënë se skuadra sot i ka pëlqyer.

Kapiteni i Bayern Munich, foli për Sky Sport pas ndeshjes, duke thënë që kjo është fytyra e skuadrës.

“Ne sulmuam dhe ishim agresivë që nga fillimi, prandaj rikuperuam shumë topa dhe arritëm të shënonim menjëherë”.

“Çfarë më pëlqente te Bayern sonte? Intensitetin, ne treguam fytyrën tonë më të mirë, jo siç bëmë në Bundesliga në ndeshjen e fundit”, ka thënë Neuer.

Bayern Munich luan ndeshjen e kthimit në “Allianz Arena” pas dy javësh. /Telegrafi/