Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer, ka pësuar edhe një lëndim që do ta mbaj për rreth dy javë jashtë fushave të blerta.
Gjermani u lëndua në ndeshjen e djeshme kundër Dusseldorfit, të cilën si mysafir e fituan bavarezët me rezultat 4:1.
Portieri i klubit bavarez u largua nga fusha në minutën e 53-të pasi lëndoi këmbën e djathtë, njoftoi kampion aktual i Gjermanisë.
Neuer do të humbasë ndeshjen kundër Werder Bremenit të Milot Rashicës në DFB Pkal si dhe kampionat ndërsa pritet edhe ndeshjen kundër Nurnbergut.
Sezoni i kaluar, portieri ka luajtur vetëm tri ndeshje në Bundesliga shkaku i dëmtimit të këmbës.
Bayern është i pari në tabelën e ligës elitare gjermane me vetëm një pikë më shumë se Borussia nga Dortmundi. /Telegrafi/