Telegrafi

Neuer ka frikë nga Hamsik

Portieri i Gjermanisë, Manuel Neuer duket se ia ka frikën Hamsik-ut te Sllovakisë.

Gjermania dhe Sllovakia do të takohen sot pasdite në 1/8 e finales së Kampionatit Evropian “Francë 2016”.

“Gardiani” gjerman thotë se e gjithë bota i di cilësitë e Hamsik-ut. Ai thekson se ndeshja me sllovakët nuk do të jetë një sfidë e lehtë, dhe ai kërkon angazhim maksimal nga e gjithë skuadra e tij.

“E gjithë bota i di cilësitë e Hamsik-ut. Ai është shumë i rrezishëm me goditje nga distanca, shënoi gola të bukura për Napolin”, ka thënë Neuer.

“Sigurisht se nuk e marrim të lehtë këtë ndeshje, sepse në ndeshja të tilla gjithçka mund të ndodh”, tha ai. /Telegrafi/