Manuel Neuer ka qenë i jashtëzakonshëm në duelin final të Ligës së Kampionëve, ku skuadra e tij Bayern Munich mori triumfin me rezultat 1-0.
Portieri gjerman e ruajti portën e paprekur, teksa në disa raste shpëtoi gola të sigurt nga sulmet e shpeshta të parisienëve.
34-vjeçari ka folur pas ndeshjes, duke e cilësuar si një triumf të madh, por që vështirë se do të arrihet përsëri.
“Vështirë të arrihet ajo që bëmë. Ishte një mbrëmje e jashtëzakonshme, ishin 90 minuta shumë të ngushta, por në fund të fundit merituam fitoren. Kjo është një ëndërr që realizohet”.
“PSG ka disa lojtarë shumë të forte në sulm, mbase ata kishin vështirësi në ndërtimin e lojës sepse ne shtypnim fort dhe ushtronim presing”, deklaroi Neuer.
Portieri veteran ka thënë se ka luajtur mirë, duke mos e saktësuar nëse ka qenë paraqitja më e mirë në karrierën e tij.
“Ishim më të qetë sepse po luanim ashtu siç donim. Paraqitja më e mirë në karrierë? Nuk e di, por kam luajtur vërtet mirë”.
Krejt në fund Neuer ka zbuluar edhe sekretin e këtij suksesi të baraverëze, duke thënë se është te trajneri Hansi Flick, që i ka dhënë liri të luajnë siç dinë dhe duan.
“Flick ka merita të mëdha, kemi punuar shumë mirë së bashku. Ai e rindërtoi ekipin, ishte ilaç për ne. Ai na ka dhënë liri të luajmë siç dimë dhe duam. E jashtëzakonshme ajo që ai arriti të bëjë”, deklaroi portieri gjerman.
Për Bayernin, kjo ishte finalja e gjashtë në Ligën e Kampionëve që e fitojnë. /Telegrafi/