Site icon Telegrafi

Neuer dëshiron të ndjekë rrugën e Schweinit dhe Lahmit

Manuel Neuer ka folur pas pensionimit të shokut të tij, Bastian Schweinsteiger nga kombëtarja gjermane.

Portieri i Bayern Munich është emocionuar pasi shoku i tij, Schweinsteiger, ka vendosur të pensionohet nga futbolli ndërkombëtar.

Ndeshja miqësore ndaj Finlandës ishte e fundit për ish-mesfushorin e Bayernit, i cili ka lënë mbresa te Neueri ashtu sikurse edhe Philipp Lahm.

Lexo po ashtu Lista e Unitedit për në Ligën e Evropës, një yll mbetet jashtë saj

“Philipp Lahm ka bërë një punë të madhe si kapiten dhe Schweinsteiger gjithashtu. Unë shpresoj që të ndjek ata”, ka deklaruar Neuer.

Ndryshe, pas pensionimit të Schweinit, tani shiriti i kapitenit ka mbetur pikërisht te portieri i Bayernit. /Telegrafi/

Exit mobile version