Franca është finalistja e dytë e evropianit të futbollit.
Kampionët e Botës u mposhtën 2:0 nga Franca në gjysmëfinale, por Manuel Neuer mendon se ky nuk është aspak një rezultat i drejtë.
“Nuk ka momente më të këqija se këto. Nuk dua të them se kemi qenë më të mirë, por 2:0 nuk është një rezultat i drejtë”, tha Neuer i dëshpëruar pas ndeshjes.
Kujtojmë se në finale francezët do të takohen me Portugalinë, ndërsa ndeshja do të zhvillohet të dielën në Saint Denis me fillim në ora 21:00. /Telegrafi/