Manuel Neuer, portieri i Bayern Munichut, thotë se skuadra e tij nuk luajti mirë në pjesën e parë ndaj Atleticos në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.
Bayerni pësoi 1:0 në gjysmëfinalen e parë në Vicente Calderon, falë golit të Saulit në pjesën e parë.
“Treguam më shumë agresivitet dhe kurajë në pjesën e dytë. Këto na munguan në pjesën e parë”, ka thënë gardiani gjerman.
Takimi i kthimit zhvillohet në javën e ardhshme në Gjermani.