Telegrafi

Netflix dyfishon numrin e abonuesve, arrin në 183 milionë përdorues

Netflix shtoi më shumë se dyfishin e abonuesve që parashikoi gjatë tremujorit të parë të vitit 2020, duke e rritur audiencën e saj në 183 milionë abonentë me pagesë, ndërsa shikimi i filmave dhe serialeve në platformë u rrit në të gjithë botën.

Kompania e famshme amerikane shtoi 15.77 milionë abonentë me pagesë në nivel global, krahasuar me 7 milionë që parashikoi fillimisht për këtë periudhë, njoftoi Netflix të martën.

Wall Street kishte vlerësuar se Netflix do të shtonte 8.47 milionë abonentë gjatë kësaj periudhe.

Netflix tha gjithashtu se ndërsa ekipet e produksionit të saj janë ndikuar nga kriza globale, ndërsa ekipet e saj për mbështetjen e klientëve po përballen me kërkesë më të lartë gjatë tremujorit. Ekipet e Netflix për prodhimin e përmbajtjes u përballën me mbyllje të xhirimeve dhe prodhimit të përmbajtjes së re.

Pothuajse gjithë produksionet filmike janë ndalur globalisht.

Netflix tha se ka arritur të ardhura prej 5.8 miliardë dollarëve për tremujorin e parë. Kompania tha se vlera e dollarit amerikan u rrit ndjeshëm në krahasim me monedhat e tjera dhe zvarriti rritjen e saj të të ardhurave ndërkombëtare. Më shumë se gjysma e të ardhurave të Netflix gjatë kësaj periudhe erdhën nga jashtë SH.B.A. dhe Kanada.