Telegrafi

Netflix bën 75 milionë përdorues

Kompania ka shtuar më shumë se 4 milion abonentë nga tregjet ndërkombëtare, një numër që Netflix tha se pret të jetë edhe më e mirë në tremujorin e ardhshëm.

Në janar, drejtori ekzekutiv i kompanisë, Reed Hastings njoftoi se Netflix do të lansohet në 130 vende, dhe kështu edhe ndodhi. Shërbimi tani është në dispozicion edhe në shtetet shqiptare.

Netflix pret që kjo prirje e rritjes të vazhdojë dhe ka ka projektuar edhe 6 milionë përdorues ndërkombëtarë në tremujorin e parë të vitit 2016.

Më pas, përve rezultateve të shkëlqyeshme, Netflix njoftoi se e ka në plan të shpenzojë 6 miliard dollarë të tjera në krijimin e përmbajtjes së re dhe origjinale në vitin 2016.