Benjamin Netanyahu të enjten realizoi një rikthim dramatik si kryeministër i Izraelit, pasi u betua si lider i asaj që ka të ngjarë të jetë qeveria më e djathtë e vendit në histori.
Netanyahu dhe qeveria që kryeson u betuan të enjten për mandatin e gjashtë si kryeministër, 18 muaj pasi ai u rrëzua nga pushteti, raporton cnn.
Ai rikthehet me mbështetjen e disa figurave të ekstremit të djathtë, të cilët dikur nuk ishin figura kryesore të politikës izraelite, pasi formoi një koalicion pak para mbarimit të afatit.
Anëtarët e partisë Likud të Netanyahut do të marrin disa nga postet më të rëndësishme të kabinetit, duke përfshirë ministrinë e Jashtme, ministrin e Mbrojtjes dhe ministrin e Drejtësisë.
?? — KNESSET: For the sixth time: Benjamin Netanyahu is sworn in as Israel’s prime minister. pic.twitter.com/6mbQAbA06h
— Belaaz News (@TheBelaaz) December 29, 2022
Por një numër politikanësh nga e djathta ekstreme e spektrit politik të Izraelit u vendosën të emëroheshin në poste ministrore, pavarësisht polemikave mbi pozicionet e tyre gjatë parazgjedhjeve të nëntorit, të cilat u fituan nga një bllok ultra-nacionalist dhe i udhëhequr nga Netanyahu.
Itamar Ben Gvir, një ekstremist i cili është dënuar për mbështetje të terrorizmit dhe nxitje të racizmit anti-arab, do të marrë një rol të madh në sigurinë publike. Ai u riemërua ministër i Sigurisë Kombëtare, mbikëqyrës i policisë në Izrael, plus përgjegjës për disa aktivitete policore në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Netanyahu ishte tashmë kryeministri më jetëgjatë i Izraelit, pasi kishte mbajtur më parë këtë post nga viti 2009 në 2021 dhe më parë për një mandat në fund të viteve 1990.
Izraeli gjithashtu u bë me kryetarin e parë të parlamentit që i takon komunitetit homoseksual. Amir Ohana, një ish-ministër i drejtësisë dhe sigurisë publike, është një anëtar i Knesset-it që përfaqëson partinë Likud të Netanyahut.
Disa ligjvënës ultra-ortodoksë që kishin refuzuar të merrnin pjesë në betim në Knesset, shtatë vjet më parë, ishin ndër ata që votuan për të të enjten. /Telegrafi/