Site icon Telegrafi

Netanyahu ka një mesazh për popullin e Libanit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka ndarë një mesazh për popullin e Libanit në mes të sulmeve ajrore të vazhdueshme të Izraelit.

Netanyahu është deklaruar se lufta e Izraelit nuk është me popullin libanez.

“Është me Hezbollahun”, tha lideri izraelit, shkruan skynews.

Netanyahu më pas i bën thirrje popullatës libaneze që t’i marrë “seriozisht” paralajmërimet e ushtrisë për evakuim.

“Mos lejoni që Hezbollahu të rrezikojë Libanin”, vazhdoi ai.

Netanyahu gjithashtu tha se pasi të përfundojë operacioni i Izraelit, libanezët mund të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version