Blloku i Konservator i liderit të opozitës izraelite Benjamin Netanyahu, është në rrugën e duhur për një fitore të sigurt zgjedhore, pasi janë numëruar 85 për qind të votave.
Aleanca e tij fetare e krahut të djathtë arriti të mbledhë një shumicë prej 65 vendesh nga 120, raportojnë mediat izraelite, transmeton Telegrafi.
Likudi i Netanyahut është partia më e fortë me 31 deputetë. Në vendin e dytë është renditur Partia e Ardhmërisë e ish-kryeministrit Yair Lapid, me 24 ulëse të fituara në Parlament.
Për herë të parë në historinë izraelite, koalicioni i ekstremit të djathtë është në vendin e tretë. Sionizmi fetar i Bezalel Smotrich dhe Itamar Ben-Gvir, ndoshta do të luajë një rol vendimtar për Netanyahun.
Partia e majtë Meretz dhe Balada arabe ndoshta nuk do të mund të kalojnë pragun prej 3.25 për qind.
Rezultatet preliminare priten të mësohen të enjten, e pjesëmarrja në votime ishte relativisht e lartë dhe arriti në 71.3 për qind nga 6.8 milionë votues të regjistruar.
Ky do të jetë kthimi i dytë në pushtet për Netanyahu, 73-vjeç, i cili është nën hetime për korrupsion. Ishte ka qenë kryeministër disa herë për më shumë se 15 vjet. /Telegrafi/