GameHERs do të jetë ngjarja e parë gaming në Kosovë, ku të drejt pjesëmarrje do të kenë vetëm lojtaret femra.
Nesër (e enjte) nga ora 16:00, do të zhvillohet turneu 2v2 në modalitetin e lojës ‘Wingman’ në CS:GO, ku skuadrat do të jenë të përbëra nga lojtare femra.
Kjo ngjarje e organizuar nga STIKK, Komuna e Prishtines dhe Xportal Esports do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Secila skuadër do të jetë e përberë nga dy lojtare femra në turneun e CS:GO në modalitetin ‘Wingman’.
As shpërblimet nuk do të mungojnë në këtë ngjarje, ku do të ndahen rreth 900 euro çmime për skuadrat pjesëmarrëse.
Ky organizim shënon ngjarjen e parë të gaming në Kosovë ku të drejtë pjesëmarrje kanë vetëm lojtaret femra. /Telegrafi/