Telegrafi

Nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Prishtinë dhe në Mitrovicë

KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me rrymë elektrike për, siç thuhet, “mirëmbajtjen e rrjetit”. Ndërprerje të tilla do të ketë në rajonin e Prishtinës dhe në rajonin e Mitrovicës.

“Mitrovicë

1.

Më 01.07.2016 (e premte ) në TS 35/10 kV Mitrovica 2 do të shkyçet:

• Dalja 10 kV Kçiqi (Kodi:71074002) nga ora 10:00 deri në orën 15:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Kqiqi, Shupkovci, Zasell a dhe Smrekonica.

Shkyçja bëhet për shkak të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana KEDS-it, punime në LP 10 kV, demontimi i shtyllave 10 kV.

Prishtinë

1.

Më 01.07.2016 ( e premte ) në TS 220/35/10 kV Podujevë do të shkyçet:

• Transformatori Energjetikë T1 nga ora 00:00 deri në orën 00:10.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: NS 35/10 kV Koliqi: Grashtica, Radashevci, Sharbani, Halabaku, Dyzi, Tërrnava, Vanovci, Bellopoja, Prapashtinca, Nishec; NS 35 kV Batllava: Pompat e Ujit Batllavë, Burgu i sigurise te lartë Dyz.

(Linjat 35 kV Podujevë – Batllavë dhe Podujevë – Koliq do të shkyçen nga NS 220/35/10 kV Podujeva, ndërsa NS 35/10 kV Koliqi dhe NS 35/10 kV Batllava kalojnë me furnizim nga LP 35 kV Mazgit – Koliq respektivisht Koliq – Batllavë)

Shkyçja bëhet për shkak të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana KOSTT-it” (sic.), thuhet në njoftim. /Telegrafi/