Nesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes në tërë Vushtrrinë, përfshirë edhe fshatrat e saj.
Ndërprerja e furnizimit me ujë të pijes do të fillojë në orën 07:00 të mëngjesit, shkruan Telegrafi.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se kjo do të ndodh për shkak të punimeve rreth sanimit të gypit kryesor furnizues.
“Për shkak të punimeve rreth sanimit të gypit kryesor furnizues, të cilat do të zhvillohen nesër, më 05.03.2025, duke filluar nga ora 07:00 e mëngjesit, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në tërë komunën e Vushtrrisë, përfshirë edhe fshatrat e saj”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se punimet pritet të përfundojnë rreth mesditës, kur dhe do të rikthehet furnizimi me ujë të pijes. /Telegrafi/