Site icon Telegrafi

Nesër shorti për të caktuar grupin e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës pritet të mësojë nesër kundërshtarët e saj për kualifikimet e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”.

Kosova pritet të jetë në Grupin H ose I. Për këtë do të vendos Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, nesër në mbledhjen që do ta mbajnë në Basel të Zvicrës.

UEFA do ta tërheq një short për të caktuar grupin e Kosovës dhe Gjibraltarit, të cilat u pranuan javën e kaluar në FIFA.

Grupi H përbëhet nga Belgjika, Bosnja e Hercegovina, Greqia, Estonia dhe Qipro, kurse në grupin I janë: Kroacia, Turqia, Islanda, Ukraina dhe Finlanda. Shorti pritet të tërhiqet në mesditë.

Po ashtu, nesër mund të vendoset edhe për numrin e pjesëmarrjes së klubeve kosovare në garat evropiane.

Exit mobile version