Telegrafi

Nesër Shkëndija luan kundër Strugës, Shkupi përballet me Makedonija GjP

Nesër do të luhen ndeshjet e xhiros së 32-të të Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Derbi i kësaj jave do të zhvillohet në Tetovë, në mes Shkëndijës dhe kampionëve aktual Struga Trim Lum.

Në ndeshjet tjera Shkupi do të luajë kundër Makedonija GjP, ndërsa Sielksi do të përballet me Rabotniçkin.

Bregallnica do të luajë kundër Ak. Pandevit dhe Tikveshi kundër Skopjes.

Struga e cila është shpallur kampion nga java e kaluar kryeson tabelën me 62 pikë, ndërsa Shkupi (55) dhe (54) Shkëndija vazhdojnë garën për vendin e dytë./Telegrafi/