Nga 17 shtatori 1999 deri më 17 shtator 2024, bëhen 25 vite që nga rivarrimi i Dëshmorëve të Kombit, në Gjilan.
Për nderë të kësaj dite, Komuna e Gjilanit ka njoftuar se nesër do të mbahen homazhe tek varrezat e tyre.
Përmes këtij njoftimi, komuna njofton se homazhet do të mbahen me fillim nga ora 10:00.
Ndryshe, me organizimin e zhvarrimit dhe rivarrimit të Dëshmorëve të Kombit në Gjilan, ishte angazhuar kshilli organizativ.
“Ismet Sylejmani-Kryetar, Avdyl Bajrami-anëtar, Jonuz Musliu -anëtar, Esat Asllani-anëtar, Shaqir Ajeti-anëtar(babai dëshmorit Alban Ajeti), Dr. Xhevat Demiri-anëtar, Ylfete Canaj-anëtare, Fetush Osmani-anëtar fsh. Gadish, Naser Ahmeti – Cali,-anëtar fsh. Verbicë, Kamber Bajrami-anëtar fsh. Zhegoc”.
Ndërsa në ekipin e zhvarrimit u caktuan: Dr. Sejdullah Mahmuti, Dr. Ilaz Poroshtica dhe 4 teknik medicinal.
Trupat e dëshmorëve të kombit prehen në “Kodren e Dëshmorëve”, në Gjilan. /Telegrafi/