Nesër do të përurohet libri “Musli Melenica – shënime, kujtime, përjetime, dokumente”, i autorit Mustafë Halili.
Përurimi i librit bëhet në Kalanë e qytetit të Vushtrrisë, duke filluar nga ora 12:00, shkruan Telegrafi.
“Përurimi i librit do të bëhet më datë 29.10.2024, në Kalanë e qytetit të Vushtrrisë, nga ora 12:00”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë.
Komuna ka thënë se ardhja e qytetarëve në përurimin e këtij libri nderon autorin dhe familjen Melenica. /Telegrafi/