Ekipi shqiptar, Bad News Eagles, fitoi ndaj ekipit rus ASG në kuadër të kualifikimeve për Majorin e madh të CS:GO, në Bukuresht të Rumanisë.
Djelmoshat nga Kosova janë shumë afër të futen në histori duke u bërë ekipi ekipi i parë shqiptar pjesëmarrës në një turne Major. Gëzimin për këtë sukses të madh nuk e fshehën as trajneri dhe lojtarët të cilët në rrjetet sociale reaguan menjëherë për këtë fitore të madhe.
“I lumtur me progresin e djemve dhe ndryshimin në mentalitet. Kemi treguar karakter dhe besim gjatë gjithë kohës. Vazhdojmë të rritemi në çdo ndeshje këtu. Edhe një për të vazhduar tutje“, ka shkruar trajneri Klesti “stikle-” Kola pas fitores.
Happy with the boys progress and mentality switch. We showed character and confidence throughout. We continue to grow with every game here.
One more to go. 💪— stikle- (@stiklecs) April 23, 2022
“Fitore e pastër 2-0 ndaj ASG, nesër ndeshja më e rëndësishme e jetës sonë, le ta bëjmë“, ka shkruar Dionis “sinoppsyy” Budeci.
Clean 2:0 vs ASG, tomorrow the most important game of our life, let’s do it ♥️♥️♥️♥️♥️ @_badnewseagles ♥️♥️👊👍👍👍
— sinnopsyy 🦅 (@sinnopsyy_) April 23, 2022
“Fituam kundër ASG 2-0, i kënaqur me mentalitetin e ekipit, edhe një fitore për ëndrrën Major“, ka shkruar Sener “SENER1” Mahmuti.
Won vs ASG 2-0 , happy with the teams mentality , 1 more win for the major dream.
— SENER1 (@SENER1CSGO) April 23, 2022
“2-2, nesër dita finale”, ka shkruar Rigon “rigoN” Gashi.
2-2 tomorrow final day
— rigoN (@rigoNcs) April 23, 2022
“Paraqitje më e mirë sot, krenar me djemtë, një fitore larg ëndrrës. Unë besoj tmerrësisht“, ka shkruar Flatron “juanflatroo” Halimi.
Better showing today, proud of the boisss, one more win away from the dream, iii fuckiiing believeee 💪💪
— juanflatroo (@juanflatrooo) April 23, 2022
“2-0 kundër ASG, luajmë nesër prapë”, ka shkruar Genc “gxx-” Kolgeci.
2-0 vs asg playing tomorrow again
— gxx- (@gxxcs2) April 23, 2022
Kundërshtari i radhës pritet të mësohet sot (e shtunë) gjatë ditës. /Telegrafi/