Bad News Eagles ka arritur që të kualifikohet në turneun më të madh të CS:GO, IEM Rio Major i cili do të mbahet në Rio de Janeiro të Brazilit.
Pjesë e këtij turneu janë ekipet më të mira të botës, të cilat do të garojnë për një grup çmimesh rreth 1.2 milion dollarë.
Ndeshjen e parë ekipi shqiptar do ta zhvilloj ndaj ekipit brazilian 00Nation, në fazën ‘Challengers Stage’, ku dalluar nga Majorat tjerë që nga ndeshja e parë ekipet do të përcillen nga publiku në sallë.
Tomorrow.#bNE🦅 #IEM pic.twitter.com/BCZeETDv74
— GUILD EAGLES (@_badnewseagles) October 30, 2022
Bad News Eagles ndaj 00Nation do të zhvillohet në formatin ‘Bo1’ nesër (e hënë) duke filluar nga ora 16:15, dhe do të transmetohet në kanalet e ESL në platformën Twitch.
Për të kaluar në fazën tjetër ‘Legends Stage’, ekipit shqiptar i duhen gjithsej tri fitore, gjithashtu në rast të tri humbjeve ata do të eliminohen nga gara. /Telegrafi/