Me datën 15 dhjetor do të fillojë Global Esports Games në Stamboll të Turqisë, ku pjesëmarrësit do të garojnë në katër video-lojëra.
Video-lojërat si: PlayerUnknown’s Battlegrounds (PUBG) Mobile, Street Fighter V: Champion Edition, eFootball 2023 dhe DOTA 2 do të jenë pjesë e kampionatit global që do të mbahet në Turqi.
Më shumë se 300 atletë nga 65 kombe do të zbresin në Hilton Istanbul Bomonti në një përpjekje për të fituar titujt e ofruar.
We’re so thrilled to reconnect with the #worldconnected community in Istanbul. 🇹🇷✨
Which games are you most excited for? Comment below 🎮@ibbsporistanbul @tesfed #esports #GEG22 #countdown pic.twitter.com/erZnfBStDl
— Global Esports Federation (@GE_Federation) December 14, 2022
Gara është planifikuar të përfundoj me datën 17 dhjetor, ndërsa gjysmëfinalet do të zhvillohen fillimisht përpara finales në ditën e fundit, e cila do të zhvillohet në një arenë të ndërtuar.
Vitin e kaluar kjo ngjarje shpërndau çmime në vlerë prej 500.000 dollarësh për të gjitha lojërat, ndërsa nuk dihet saktë shpërblimet të cilat do të ndahen këtë vit. /Telegrafi/