Site icon Telegrafi

Nesër fillon gara në turneun e CS:GO Red Bull Flick Kosova – fituesi përfaqëson Kosovën në turneun ndërkombëtarë në Danimarkë

Tetë skuadra të përbëra nga dy lojtarë do të garojnë në turneun Red Bull Flick Kosova, i cili do të mbahet në KINO Armata në Prishtinë.

Vetëm njëri nga ekipet do të dalë fitues, dhe do të përfaqësojë Kosovën në Kopenhagë të Danimarkës, ku do të marrin pjesë edhe shumë lojtarë të famshëm botëror.

Pjesë e këtij turneu do të jenë lojtarë të ekipeve të famshme vendore, siç janë Bad News Eagles, BLINK, Illyrians si dhe lojtarë të tjerë të cilët kanë siguruar pjesëmarrjen përmes kualifikimeve.

Turneu do të fillojë nesër (e shtunë) nga ora 17:00, dhe ndeshjet do të transmetohen në kanalin zyrtar të XportalEsports në platformën Twitch.

Më poshtë e gjeni listën e ekipeve pjesëmarrëse dhe shortin:

Bad News Eagles (SENER1&gxx-) – GangDuo (genc&Puki-)

Illyrians B (Dinsanety&fenrir) – BLINK B (Krabeni&Caleyy)

BLINK (gulito&BledarD) – Ez4turtle (iRd3l&ColdEyess)

Illyrians (HYPER1&ammar) – CityTalents (makazze&rinory)

/Telegrafi/

Exit mobile version